Protestat e qytetarëve / Bllokohet autostrada Shkodër-Lezhë

245
Sigal

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës kanë përfshirë gjithë territorin e vendit.

Krahas grumbullimit në kryeqytet, një tjetër protest po zhvillohet në Lezhë, ku qytetarë të revoltuar kanë bllokuar autostradën Shkodër-Lezhë.

Kujtojmë që sot më herët një tjetër protestë e dhunshme u zhvillua në Korçë, teksa qytetarët atje sulmuan Bashkinë dhe drejtorinë e Policisë.

Sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i paraqiti kryeministrit Rama dorëheqjen e parevokueshme. Kryeministri e ka pranuar dhe i ka dhënë “lamtumirën” me fjalë falenderuese.