Dhjetë raste të reja me kronavirus në Shkodër, dy prej tyre punonjës fasonerie

272
Sigal

Shkodra vijon të mbetet një nga vatrat më të nxehta të koronavirusit në vendin tonë.

Ditën e sotme janë konfirmuar dhjetë raste të reja të infektuar në këtë qytet.

Abc News raporton se janë konfirmuar katër raste pozitiv nga një familje në lagjen Xhabije, katër nga një familje në Kryebushat si dhe dy punonjës fasonerie.

Nuk dihet gjendja e të prekurve, nëse ata janë shtruar në spital, apo marrin trajtim nga shtëpia.