Dha dorëheqjen, Basha ikën në këmbë nga selia e PD, refuzon mediat

187
Sigal

Lulzim Basha është larguar nga selia blu pasi ka dhënë dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike. Siç shihet nga pamjet Basha është larguar në këmbë ndërsa ka refuzuar të flasë për mediet.

Basha ka dhënë dorëheqjen pas 9 vitesh në krye të Partisë Demokratike. Gjatë deklaratës për media pas mbledhjes që zhvilloi me Kryesinë, Grupin Parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, Basha pranoi se Partia Demokratike është në krizë të thellë dhe për këtë arsye ka vendosur që të dorëhiqet nga detyra e tij si kryetar i PD-së, për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve.

Tashmë i dorëhequr nga funksioni i tij, Basha siguroi se do të japë kontributin e tij për të ndihmuar në ringritjen e PD-së. Ai tha se në PD duhet të zhvillohet një analizë e brendshme dhe më pas zgjedhje të reja.

Dha dorëheqjen, Basha ikën në këmbë nga selia e PD,

Pas dorëheqjes së Bashës pritet që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe të mandatojë një nga nënkryetarët e partisë që të drejtojë PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kësisoj drejtimin e PD e merr ose Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibeaj.