Djali i Nishanit i jep lamtumirën të atit: Babai nuk bënte kompromis me tre gjëra!

211
Sigal

Me zërin duke u dridhur, ndërkohë që falenderonte të pranishmit për pjesëmarrjen në ceremoninë e fundit të babait të tij, djali i Bujar Nishanit, Ersi tha se familja kishte humbur busullën me largimin e tij nga jeta.

Ai tha se Bujar Nishani nuk bënte kompromis për tre gjëra: Familjen, Zotin dhe Atdheun.

“Të nderuar personalitete dhe miq të pranishëm u falënderoj për praninë tuaj na keni lehtësuar dhimbjen sado pak.

Im atë për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis për tre gjëra, familjen, zotin dhe atdheu.

Familja jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese, kombi shqiptar i jep lamtumirën një shërbëtorit të përulur dhe Zotit i shtohet një engjëll në parajsë.

Lamtumirë baba!’- u shpreh Ersi Nishani.