DETAJE/ Vëllezërit Olldashi u ekzekutuan aty ku u gjetën të pajetë, me plumba në kokë dhe gjoks

390
Sigal

Detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Olldashi.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja.

viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks. Dyshimet janë që ata janë ekzekutuar pikërisht tek ai vend për shkak edhe të terrenit, në mes të arrave dhe larg banesave. Madje pas ekzekutimit, vëllezërit janë gjetur të mbuluar apo varrosur tek ai vend teksa ishte një banor i zonës që zbuloi trupat e pajetë.

Sipas informacioneve deri më tani, Andrea Olldashi 33 vjeç ka qënë me precedentë penale pasi ka qenë edhe i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa i vëllai Martin Olldashi rezulton i implikuar bashkë me Andrea Olldashin si autorë të një shpërthimi ndaj një biznesi në Pogradec në vitin 2012.

Lidhur me ngjarjen krahas policisë së Korçës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.

Pista kryesore është ngritur pikërisht mbi të shkuarën kriminale të dy vëllezërve që prej tre ditësh kishin humbur kontaktet dhe u gjetën të vrarë disa kilometra larg vendbanimit të tyre Pogradecit.