DETAJE nga sulmi ndaj Top Channel/ Makina e autorëve po ekzaminohet në drejtorinë e Policisë, targat ishin vjedhur…

133
Sigal

Makina që dyshohet se është e autorëve që sulmuan gjatë natës godinën e Top Channel, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë u gjet e djegur disa orë më pas ngjarjes në autostradën e Kavajës.

Mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.

“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri pumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.