DETAJE/ Kush është 25-vjeçarja që humbi jetën në Vlorë, policia nxjerr shkakun e aksidentit

732
Sigal

Gabriela Meto është 25-vjeçarja nga Vlora e cila humbi jetën një ditë më parë në aksidentin e rëndë në Nartë.

Viktima ishte në drejtimin e mjetit tip “Ford” dhe dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

25-vjeçarja humbi jetën në vend, për shkak të plagëve të marra.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe.

Ndërkohë makina është përplasur me bordurën e rrugës, e më pas është përmbysur.

25-vjeçarja ka marrë goditje në kafkë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohe sipas bluve, drejtuesja e mjetit ka bërë dhe një manovrim të gabuar në kthesë.

Nga aksidenti u plagos e afërmja e saj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.