Lincesimi i kazinove/ Frika e skandalit mbajti të fshehtë VKM-në për bixhozin dhe pse u botua me vonesë në Fletoren Zyrtare

550
Sigal

Licensimi i kazinove, qeveria miraton kriteret shtesë për hapjen e garës, zona ku lejohen dhe kriteret

Si u fsheh vendimi për 7 ditë  i  “ngutit”  për kumar dhe si më pas u botua në Fletoren Zyrtare

Ligji për lojërat e fatit mbylli pak vite më parë aktivitetin për bastet sportive dhe kazinotë elektronike,  duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës, bingot tradicionale dhe Lotarinë Kombëtare (një koncesion 10 vjeçar). Dje, më 9 shtator 2020, rezulton se qeveria ka dërguar për botim në Fletoren Zyrtare të një VKM-je, që siç mund të shihet edhe në foto, është miratuar në mbledhjen e datës 2 shtator, por është fshehur. Ky vendim asnjëherë nuk u publikua zyrtarisht nga qeveria, deri në momentin që mori fuqi zyrtarisht. Këto sinjalizojnë mundësinë për rritje të numrit të kazinove, ku së pari, koordinatat se ku lejohet aktiviteti kazino brenda qytetit dhe që saktësisht përfshin zemrën e tij nga rruga e “Barrikadave” tek “Urani Pano” Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh W. Bush”.

Dy shkeljet flagrante të ligjit me vendimin për rihapjen e kazinove në Tiranë. Vendimet u botuan në Fletoren Zyrtare, pa u publikuar asnjëherë në faqen zyrtare të kryeministrisë  ku shihen VKM-të. Vendimi për rihapjen e kazinove shkel ligjin për ndalimin e lojërave të fatit, ku specifikohet se kazinotë do të funksionojnë  jashtë zonave urbane, e vetëm në hotele e resorte me 5 yje.

 

Por kjo nuk është shkelja e vetme 

Këto dy VKM, të miratuara fshehurazi e të publikuara 7 ditë me vonesë, bien ndesh me vetë ligjin e miratuar nga qeveria në dhjetor të vitit 2018, në lidhje me organizimin e lojërave të fatit.

Ky ligj, i cili u miratua në parlament, vendosi rregulla të tjera për funksionimin e lojërave të fatit. Për rrjedhojë, ligji ndaloi çdo kazino brenda zonave urbane, duke lejuar vetëm kazinotë në resortet me 5 yje. Kushtet e ushtrimit të aktivitetit të kazinove ishin të qarta, duke lejuar vetëm hotelet “brand” jashtë qyteteve. Ndërsa VKM-të e botuara sot në FZ, lejojnë kazinotë në zonat urbane, e brenda Tiranës, duke shkelur haptazi ligjin e miratuar në parlament. Procedura sipas “dosja.al”,  në këtë rast do të duhet sërish të kalonte në parlament, për të bërë ndryshimet, e miratimin e tyre.

Por pse nxitoi Rama për të nxjerrë dy VKM, për hapjen e kazinove, e më konkretisht brenda Tiranës, m’u në qendër të kryeqytetit?

Zonat  ku do të lejohet aktiviteti i kazionove në kryeqytet dhe kriteret

Konkretisht kjo zonë përfshin pjesën nga 15 katëshi, tek unaza, tek parku “Rinia”, tek “Xhorxh Bush” që është në Unazë, në rrugën ku ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike. Vendimi i dytë përcakton kriteret për garën për dhënien e një licence. Sipas ligjit “Për lojërat e fatit” , licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë loje dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit, përgjatë gjithë periudhës së licencës (10 vjet ç’ka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit). Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës. Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

  1. a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;
  2. b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;
  3. c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;

ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

  1. d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;
  2. dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj garancie;
  3. e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;

ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të jape informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server”, -thuhet në vendim. Tregu i lojërave të qarkullonte rreth 150 milionë euro dhe punësonte mbi 7 mijë persona.