DETAJE/ 161 raste aktive me koronavirus, ku janë vatrat më problematike

289
Sigal

Referuar të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) deri më tani janë shëruar 688 persona, ndërsa 161 mbeten ende aktive. Të sëmurët janë kryesisht në Tiranë, Krujë, Kamzë dhe Shkodër.

Katër raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të mërkurë në vendin tonë, ndërkohë që ISHP bën me dije se numri i rasteve aktivë mbetet 161.

Deri më tani të sëmurët aktivë ndodhen kryesisht në Tiranë, Krujë, Kamzë dhe në Shkodër.

Ndërkohë që deri më tani betejën me këtë sëmundje fatmirësisht e kanë fituar 682 persona.

Statistika

Testime të kryera 11578

Raste pozitive 876

Raste të shëruara 682

Raste Aktive 161

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 70
Krujë 49
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 3
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Durrës 1
Korçë 1.