Dëshmon në polici Vojsava Ismailaj: Me Doshin njihem prej kohësh, nuk më ka kërcënuar

521
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet vetëm pak ditë pasi u publikua ekzistenca e një letre që Spartak Braho i ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit që paralajmëron se ka një skenar për destabilizimin e vendit. Për këtë, Prokuroria ka urdhëruar të pyetet Spartak Braho, Vojsava Ismailaj, Tom Doshi dhe Dritan Prifti, të përmendur në letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.  E para në Policinë e Tiranës ka mbërritur bashkëshortja e Kastiot Ismailajt për t’u marrë në pyetje. Vojsava Ismailaj, e cila ka dëshmuar përreth një orë për letrën e Spartak Brahos, është shoqëruar nga avokati i saj Vladimir Meçi. Në përfundim të marrjes nëpyetje, ajo nuk ka dashur të prononcohet rreth kësaj.

Prokuroria e Tiranës ia ka deleguar policisë dosjen hetimore për verifikimin e letrës së Brahos. Sipas letrës, Doshi dhe Prifti janë dy autorët e skenarit për të goditur kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ndërsa letra e Brahos shkon edhe më tej se ndikim për realizimin e këtij skenari ka edhe kryeministri Edi Rama, dhe se sipas tij Doshi dhe Prifti kanë kërcënuar bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, për të dëshmuar kundër Metës në gjyqin për skandalin e CEZ¬it. Por ish¬deputeti i LSI¬së Prifti dhe ish¬deptueti i PS¬së Doshi i kanë mohuar këto akuza. Doshi tha se e ka takuar bashkëshorten e Ismailajt pasi e njeh prej vitesh, por edhe vetë gruaja e Ismaliajt tha se letra e Brahos është një formë presioni i shtetit.

ZBARDHET DËSHMIA E VOJSAVA ISMALILAJT NË POLICI
Pas përfundimit të marrjes në pyetje të bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në Policinë e Tiranës, është zbardhur edhe dëshmia e saj para uniformave blu. Mësohet se Vojsava Ismailaj ka mohuar kategorikisht të jetë kërcënuar nga Tom Doshi, ndërsa ka pranuar se është takuar me të disa ditë më parë, pasi njihen prej vitesh.
Në dëshminë e saj, Vojsava Ismailaj është shprehur se nuk ka patur asnjë kërcënim apo ofendim nga ana e Tom Doshit ndaj saj, duke shtuar më tej se “Doshi nuk më ka kërkuar favor për asnjë gjë”. Por bashkëshortja e Ismailajt nga ana tjetër ka dëshmuar se gjatë kësaj kohe ka marrë kërcënime nga persona të ndryshëm, me qëllim që Kastrioti të tërhiqet nga çështja e arbitrazhit për CEZ.
Sigal