Dëshmi rrënqethëse nga Kakavija: Ecim 7 km në këmbë për të gjetur ujë, qeveria ka ikur pak në Dhërmi

282
Sigal

Radhët e gjata në Kakavijë dhe në këto temperatura të larta, kanë bërë që emigrantët shqiptarë të mbesin për orë të tëra pa ujë dhe ushqime.

Disa prej tyre kanë rrëfyer se kanë që me natë që presin të lëvizin dhe ndaj edhe për fëmijët dhe të moshuarit është bërë e vështirë për tu përballuar.

“Nuk ka ujë, asgjë, kemi ecur 7 km në këmbë për të marrë bukë e ujë. Po kjo është turp. Tani në do presim se kemi ardhur që në 1 të natës, nuk mund të kthehemi.

Radha as 500 metra nuk ka lëvizur, se dimë tani a do kalojmë apo jo.

Kam bërë 10 km rrugë në këmbë, çfarë bëhet kështu, të gjithë po ikin në këmbë”-ka treguar një emigrante.