Denoncimi i “Telegraf” për qumështin, AKU bllokon “Gjirofarmën”

257
Sigal

 

‘Telegraf’  ka denoncuar vazhdimisht me artikuj: https://telegraf.al/aktualitet/aku-pjese-e-krimit-ja-kompanite-qe-shesin-produktet-me-qumesht-pluhur-vaj-palme-e-niseshte-kreu-i-konsumatoreve-braktisni-mashtruesit/ përdorimin pa kriter të qumështit pluhur nga kompanitë e mëdha. Nga ku qumështin e bagëtive e ‘ngopin’ me qumësht pluhur, djathin me niseshte apo dhe produktet e tjera me vaj palme. E keni vënë re? Kosi nuk thartohet, madje ësntë i trashë ‘kopaç’ si kos deleje, apo buallice. Djathi si llastik, qumështi me shtresë yndyre lart që nuk është gjë tjetër veç qumësht pluhur. Po gjalpi? Margarinë e gjallë. Provojeni dhe treteni si do ju mbesin copa ‘inertesh’. Skandali me këto produkte të  përditëshme në jetën e qytetarëve thellohet deri në dyert e zyrtarëve të lartë. Flitet se shoferi i një ministri nga ku pamjet filmike kanë dëshmuar  momentin ku ka marrë ccantë të dyshimtë, ku flitet se ka patur vlera monetare.

Ditën e djeshme AKU ka reaguar ndaj një prej krimeve ushqimore duke bllokuar të gjithë linjën e prodhimit të kosit dhe salcës së kosit të kompanisë së përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, “Gjirofarm”. AKU konfirmon se nga analizat e bëra në Institutitin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në produktet e kosit dhe salcës së kosit të kësaj kompania është konstatuar një Ngarkesë e Përgjithshme Mikrobike mbi normën e lejuar.

Bëhet fjalë për “enterobakter”, i cili gjendet në traktin ushqimor të kafshëve dhe më pas shpërndahet përmes ujit në rastet kur kafsha pi ujë apo edhe jashtëqitjes së tyre.

Sipas AKU-së, menjëherë pas konstatimit të këtij bakteri të rrezikshëm, është urdhëruar bllokimi i linjës së prodhimit të kosit dhe salcës së kosit si edhe është kërkuar nga kompania që të tërheqë nga tregu të gjithë prodhimin e kësaj linje.Po ashtu, mësohet se është bllokuar edhe sasia e produktit të gjendur brenda fabrikës pasi dyshohet se po ashtu është e kontaminuar me këtë bakter.Enterobakteret kanë si habitatin e tyre natyror sistemin tretës të kafshëve, kryesisht zorrët. Prania e tyre në zorrët e kafshëve bën që të ketë një shpërndarje të tyre të gjerë në tokë, ujë dhe ujërat e zeza. Ato gjenden gjithashtu në bimë.

Tek njerëzit, specie të shumta Enterobakteri njihen si organizma që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë infeksionet e syve dhe lëkurës, meningjitin, baktereminë (infeksion bakterial të gjakut), pneumoni dhe infeksione të traktit urinar.