Kapet “Benz-i” me 17 kilogram drogë në Mirditë, arrestohen tre të rinj

272
Sigal

Policia e Shtetit ka kryer një operacion mbrëmjen e djeshme ku ka bërë të mundur arrestimin e tre të rinjve, të afërm mes tyre, të cilët u kapën me 17 kg kanabis në automjetin e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, ata janë Altin Përshqefa, 31 vjeç, Shkëlqim Përshqefa, 32 vjeç dhe Çelnik Përshqefa, 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës.

‘Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin,’-njofton policia.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisakë”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Narkotikëve, Forca Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Lezhë dhe Mirditë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që transportonin lëndën narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Bisakë”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Altin Përshqefa, 31 vjeç, Shkëlqim Përshqefa, 32 vjeç dhe Çelnik Përshqefa, 35 vjeç, banues në fshatin Bisakë, Mirditë.

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjerë vëllain dhe kushëririn e tij, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.