Dënohet dhe ish-juristja, pronar i 22 mijë metrave katror tokë në bregdet me letra falso

501
Përmes dokumenteve të falsifikura ka arritur të bëhet pronar i 22 mijë metrave katror në zonën e plazhit të vjetër, në lagjen “1 Maji” të qytetit, si dhe tek Uji i Ftohtë i cili arrin në vlerën e tregut rreth 2 milionë euro.
Gjykata e Vlorës ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg Vilson Lushaj duke e shpallur fajtor se duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi këtë pasuri të paluajtshme. Gjithashtu është dënuar me 4 vjet burg. Blerina Dhami, ish-juriste e Hipotekës së qytetit, e cila në cilësinë e juristit të Z.Rr.P.P Vlorë, ka ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të dy pasurive duke e bërë pronar.
Në total Vilson Lushaj dhe Dhami, janë dënuar me 7 vjet e 6 muaj për akuzën “fallsifikim dokumentash” më shumë se një herë. Gjithashtu “gjykata ka vendosur konfiskimin e truallit të përfituar nga fallsifikimi i dy të pandehurve, e cila arrin në vlerën e tregut rreth 2 milionë euro” informoi prokuroria më 2 gusht.

Akuzat per Vilsonin- “Në hetim dhe më tej në gjykim, i pandehuri Vilson Lushaj është akuzuar se duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me nr.32/435, zona kadastrale nr.8604, e llojit truall, me sipërfaqe 20.039 m², ndodhur në lagjen “1 Maji”, Vlorë. Po kështu, i pandehuri Vilson Lushaj është akuzuar se duke përdorur dokumenta të falsifikuara ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me nr.17/1/2, zona kadastrale nr.8602, e llojit truall, me sipërfaqe 1.700 m², ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë” informon prokuroria.

Juristja eZ.Rr.P.P Vlorë firmosi letrat- E pandehura Blerina Dhrami është akuzuar se në “cilësinë e juristit të Z.Rr.P.P Vlorë, duke përdorur dokumentat e falsifikuara, duke pasur dijeni për përmbajtjen e tyre të rreme, si dhe duke kryer “korespondenca” me A.K.K.P Tiranë me qëllim verifikimin e dokumentave, por që në të vërtetë këto korespondenca kanë qënë të falsifikuara, në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore, si dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së saj, ka kryer rregjistrimin në rregjistrat e pasurive të paluajshme të Z.Rr.P.P Vlorë, të dy pasurive të paluajtshme të mësipërme, me sipërfaqe trualli 20.039 m² dhe 1.700 m², në favor të të pandehurit Vilson Lushaj dhe familjarëve të tij, duke i pajisur ata me dokumentat përkatëse të pronësisë” deklaroi prokuroria.
Sigal