Dëmet e protestës / Mbyllen disa institucione

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se do të qëndrojë e mbyllur përkohësisht, pasi ka pësuar dëmtime si pasojë e protestës së djeshme.

Në lajmërimin e bërë është thënë se ajo do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dyte.

Sigal

“Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet” është shkruar në njoftimin zyrtar.

Në ditën e dytë të protestës, mbrëmjen e djeshme janë shkaktuar një sërë shkatërrimesh në të gjithë Tiranën. Protestuesit kanë dëmtuar objekte të përbashkëta publike si stola, kosha, tabelat e qarkullimit rrugor dhe semaforët e qytetit. Një grup protestuesish u ngjitën në pemën e Krishtlindjeve duke tentuar ta rrezojnë.
Përveç objekteve ata kanë dëmtuar edhe ndërtesa institucionale si Ministria e Brendshme.  Ata kanë qenë të pamëshirshëm edhe kundrejt ndërtesave me vlerë që ka kryeqyteti i Muzeun Historik Kombëtarmuzeun Bunk’Art dhe Bibliotekën Kombëtare.

Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, Muzeu Historik Kombëtar dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të mbyllen përkohësisht. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Muzeut Historik Kombëtar, teksa më herë është bërë i ftuar mbyllja edhe e Bibliotekës Kombëtare.

“Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës “Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë. Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, shkruhet në njoftimin zyrtar.