Deklarata e Alfred Cakos në lidhje me Trans-humanizmin / “Po shkëpusin lidhjen me Zotin”

319
Sigal

Teoricieni i konspiracionit, Alfred Cako, njihet gjerësisht për deklaratat dhe parashikimet e tij tronditëse. Së fundmi në një komunikim televiziv Cako ka folur në lidhje me 12 mijë satelitë që do të qarkullojnë në hapësirë e që do të krijojnë frekuenca të cilat do të izolojnë komunikimin e shpirtit me Zotin. Sipas tij kjo shërben që t’i hiqet shpirti trupit të njeriut dhe t’i futet shpirti i një entiteti të pavdekshëm dhe këta shpirtra, do të komandohen nga disa persona.

Ja deklarata e Cakos :

“Duke hedhur 12 mijë satelitët, do krijohen frekuenca që të izolojnë, të mos komunikojë shpirti me Zotin. Vetëm shpirtrat me frekuencë të lartë mund ta çajnë këtë rrjetë. Mund t’i hiqet shpirti i njeriut dhe në trupin e njeriut mund të futet shpirti i një entiteti të pavdekshëm. Kjo është realizuar në botë. Ata duan t’i fusin shpirtrat në një trup të pavdekshëm dhe do komandohen nga këta që kanë kompjuterët dhe shpirtrat duan t’i mbajnë këtu.”

Kujtojmë se ne një shkrim të mëparshëm në telegraf.al është diskutuar rreth projektit BANG dhe Transhumanizmit. Përsa i përket satelitëve për të cilët flet z.Cako, ato janë hedhur në hapësirë për qëllime dhe funksione nga më të ndryshmet. Mendohet se një ndër qëllimet kryesore të vendosjes së këtyre satelitëve në hapësirë është monitorimi i parasë digjitale e cila do të zëvendësojë në të ardhmen paranë letër. Por paraja digjitale në vetvete nuk do të ketë formë fizike por do të përfaqësohet nga numra llogarie që do na përkasin gjithësecilit. Mënyra e aksesit sa më personal dhe privat në këtë sistem të ri të quajtur sistemi kuantik financiar do të bëhej e mundur nëpërmjet bashkimit të njeriut me teknologjinë, pra duke implementuar në trup mikrochipe me radiofrekuenca që do të lidhen me satelitët për të gjurmuar cdo transaksion monetar.

Përsa i përket pengesave që do tu krijohen shpirtrave, për të cilat flet Alfred Cako, kjo do të kërkonte një punim më vete pasi kemi të bëjmë me një moment të jetës sonë në të cilin po shohim realizimin e mjaft profecive të thëna prej kohësh nga kultura të ndryshme. Trans-humanizmi dhe ngjitja për në nivelin e 5 të densitetit të ndërgjegjes janë cështjet më të rëndësishme të rracës njerëzore që nga krijimi i saj i mistershëm.