Akademia Botërore e Paqes së Kombeve të Bashkuara, nderon me “Doctor Honoris Causa” Kryegjyshin Bektashian Edmond Brahimaj

542
Sot në orën 18:00, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimit “Doctor Honoris Causa” Kryegjyshit Bektashian Edmond Brahimaj
 Kujtim BORIÇI
Dita e sotme shënon një eveniment të rëndësishëm për miliona besimtarë bektashinj në botë e më gjerë, pasi Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Baba Edmond Brahimaj nderohet me dy tituj “Doctor Honoris Causa” nga Akademia Botërore e Paqes së Kombeve të Bashkuara. Njëri vlerësim “Doctor Honoris Causa” i jepet për kontributin e vyer në tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, ndërsa tjetri si misionar i paqes në botë, si edhe tjetri për kontributin e Kryegjyshit të Bektashinjve në në teologji. Kjo ceremoni e rëndësishme, siç është paralajmëruar nga organizatorët do të zhvillohet në orën 18:00 në ambientet e foltores qendrore të bektashinjve (odeoni) në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. 
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë funksionarë të lartë nga Akademia Botërore e Paqes së Kombeve të Bashkuara, drejtues të besimeve të tjerë fetar në Shqipëri, funksionarë të lartë shtetëror, besimtarë bektashian nga Shqipëria e vende të ndryshme etj…. Evenimenti është do të zhvillohet në formën e një spektakli, ku krahas ceremonive protokolare, përsëhndetjeve të rastit, miq e të ftuar të shumtë do të kenë mundësinë të vizitojnë mjediset e odeonit të ri të bektashinjve, muzeun, bibliotekën e pasur dhe mjedise të tjera duke u njohur me rrugën 800 vjeçare të këtij besimi që ka afruar e afron vëllazëri, paqe, dashuri e miqësi e mirësi për të gjithë njerëzit në botë, pa dallim besimi fetar apo kombësie. 
“Dhënia e ‘Doctor Honoris Causa’ nga Akademia Botërore e Paqes së Kombeve të Bashkuara, është një vlerësim për klerikët bektashianë, miliona bektashinj në botë dhe, njëkohësisht, një nxitje tjetër në punën tonë për forcimin e harmonisë fetare, paqes, dashurisë e mirësisë mes njerëzve”- pohon për “Telegraf” Hirësia e Tij, Haxhi Baba Edmond Brahimaj. 
VLERËSIME
Në vitin 2014, Hirësia e Tij Haxhi Baba Edmond Brahimaj është shpallur “Ambasador i Paqes”. Është gjithashtu “Nder i Qarkut” e “Qytetar Nderi” në shumë njësi vendore të Shqipërisë si dhe ka zhvilluar dhjetëra takime me udhëheqës të shteteve, personalitete botërore, përfshi dhe takimet me Papën e Romës…”
Sigal