Sigal

Bora mbetet dëshira më e madhe e kryeqytetasve në çdo prag dimri. E marta e nesërme, sipas sinoptikanëve ka rezervuar jo vetëm mëngjesin më të ftohtë të kësaj jave, por në mbrëmje do të sjellë reshjet e para të dëborës për Tiranën.

“Dita më e ftohtë e javës do të jetë dita e së martës, pasi do të ketë vlera negative. Temperaturat do të jenë -12 apo edhe -13. Reshjet nisin natën e së martës rreth orës 8 – 9 dhe do jenë në formën e dëborës. Sigurisht që do të kemi reshje dëbore edhe në Tiranë. Do të jetë e përzier me shi, por që do të kemi reshje dëbore”.

Edhe pse pritet një rritje e temperaturave nga e mërkura, në zonat bregdetare dhe të ulëta do të ketë reshje shiu.

“Reshjet nisin mbrëmjen e së martës. Shtohet intensiteti ditën e mërkurë deri të premten. Më pas ka përmirësim të kushteve të motit, pra pauzë e reshjeve deri në 15 janar”.