Dëbora zbardh Kukësin, probleme me energjinë elektrike në disa zona

29
Sigal

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës, ku në zonat e thella malore shkon deri në 20 centimetra. Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk raportohet për ndonjë problematikë emergjente.

Sipas informacioneve, qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht në rrugët nacionale ndërsa subjektet kontraktore po punojnë gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Njësisë Administrative Shishtavec, Topojan dhe Zapod bashkia Kukës, Njësisë Administrative Golaj dhe Gjinaj bashkia Has dhe Njësisë Administrative Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Njësisë Administrative Bytyq bashkia Tropojë.