Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Aktualisht raportohet se ka probleme në Korçë, Rrugën e Kombit, si dhe në Bulqizë.
Trashësia shkon në 30 cm në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zona të thella kalon mbi 50 cm. Në qytetin e Bulqizës trashësia varion deri në 50 cm. Aksi nacional Peshkopi – Tiranë kalohet me zinxhirë.
Policia i bën thirrje automjeteve që të mos lëvizin gjatë natës për shkak të situatës së shkaktuar nga stuhia dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë kryesisht zonat veriore të vendit.
Probleme ka edhe në Korçë, ndërsa aktualisht po punohet për rinisjen e qarkullimit Qafë Plloçë-Korçë.
Edhe në rrugën e Kombit janë krijuar radhë të automjeteve, ndërsa një kamion është rrëzuar.