Chelsea dhe Leicestër arrijnë në gjysmëfinalet e FA Cup, Manchester United i pafuqishëm

232
Sigal

Chelsea dhe Leicester i bashkohen Southamptonit dhe Manchester City si gjysmëfinaliste të FA Cup në Angli.

Chelsea mposhti me rezultatin 2-0 Sheffield United, ku ekipi i vendit të katërt në Premier pati gjithsesi vështirësi të mundte atë të vendit të fundit, duke arritur sigurinë vetëm në kohen shtese me një gol të Ziyech.

Ndërkohë, Leicester dominoi Manchester United me rezultatin 3-1. “Djajtë e Kuq, ndoshta të lodhur nga përballja me Milanin në Europa League, u mposhtën me dy golat e nigerianit Iheanacho dhe Tielemans, ndërkohë që Greenwood kishte arritur të barazonte rezultatin në pjesën e parë.