Debat në Komision për dekretin e Metës për “Ligjin për Policinë e Shtetit”, Murrizi-mazhorancës: Nuk ju bën nder as juve vetë që ta kaloni para zgjedhjeve

228
Sigal

Komisioni i Sigurisë po diskuton sot lidhur me dekretin e presidentit Ilir Meta, i cili ktheu mbrapsht lihgjin për ‘’Policinë e Shtetit’’. Një prej deputetëve që e mbështeti Metën, në kthimin e ligjit, ishte ai i opozitës Myslim Murrizi, i cili tha se kalimi i tij në prag të zgjedhjeve, nuk i bën mirë as vetë mazhorancës.

”E parë në kompleks. I jap të drejtë zyrës juridike të Presidencës, arsyet që mos kalojë në Kuvend. Shtova dhe faktin që ne jemi në prag zgjedhjesh. Për të mos njollosur dhe me të padrejtë, figurën e pjesës së Policisë, që po njollosen nga 200-300 veta.

Është njollosur gjithë trupa. Jo vetëm edhe pjesa më  vogël e asaj që quhet formalisht opozitë, që ka braktisur Kuvendin, dhe gjithë ky tension artificial. Do i bënte mirë mazhorancës që të shtyhet ky ligj, të shtohet, apo të lihet stop apra 25 prillit. Do e ndjeni peshën e këtij ligji nga gjithë pjesa që më apo të padrejtë ka vendosur dorën e Policisë në zgjedhje.

Nuk di si do ju thotë Rama tani, se në 2017 u tha varni kapelet pas orës 4 e bëni vota për PS, tani do ju thotë mos i varni po merrni e përgjoni. Jam kundër këtij ligji. E di që nuk ju ka ardhur mirë. Keni kartonat deri më 25 prill më pas shihemi apo nuk shihemi si të vendosë sovrani”, u shpreh Murrizi në Komision.

Nga ana tjetër deputetët e mazhorancës thanë se kalimi i këtij ligji nuk ka asnjë prapaskenë, dhe se Meta nuk ka pse të ndihet i frikësuar në rolin e tij.

“Është e qartë që jemi në harmoni të plotë me detyrat e shtetit në kohë zgjedhjesh, në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Nuk ka prapaskena të prezumuara. Në komentet e tij Presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative”, u shpreh deputetja Dhima.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë sepse ia detyron kodi i procedures. Ndërkohë ai tha se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.

“Një drejtor i policisë në një land të Gjermanisë ka autorizim të futet në ambient privat dhe të vendosë një përgjigjes. Ne këtu nuk e kemi. Policia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, tha ministri.