Damian Gjiknuri: Takim me eurodeputeten Kammerevert: PS bashkëpunim me PSD gjermane për zhvillimet në Shqipëri

98
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me deputeten gjermane të Parlamentit Evropian, Petra Kammerevert, pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës Progresive.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri bën të ditur se, në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes Partisë Socialiste me Partisë Socialdemokrate gjermane, si dhe mbështetja e Shqipërisë në Parlamentin Evropian.

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim deputeten gjermane të Parlamentit Evropian, Petra Kammerevert, pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës Progresive. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë të Partisë Socialiste me Partisë Socialdemokrate gjermane, mbështetjen e nevojshme për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, zhvillimet politike në Shqipëri dhe situatën në rajon”,- shkruan Gjiknuri.