Dalin pamjet nga burgu i Bënçës, kur u iku nga ‘duart’ policëve gjatë kontrollit (Video)

368
Sigal

Dalin pamjet nga burgu i Bënçës pak momente pas arratisjes së të dënuarit me inicialet E.S.Në video duken policët duke kërkuar për të.Drejtoria e Burgjeve njoftoi se i dënuari, po shoqërohej nga policët për në qeli pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe se gjatë kontrollit trupor, u ka ikur punonjësve nga duart dhe ka vrapuar rreth 200 metra, duke kaluar edhe rrethimin perimetrik.

“Falë reagimit të menjëhershëm të punonjësve të grupit të sigurisë së IEVP-së Tepelenë, të cilët u vunë në ndjekje direkte, i burgosuri u kap brenda pak minutave duke e kthyer sërish në qeli”, tha drejtoria e Burgjeve.