Erë e fortë dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit

208
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura në zonat malore lindore, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite. Pas orëve të pasdites gradualisht kemi ndërprerje të reshjeve si dhe alternime të shkurtra kthjellimesh.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi 3 -8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe zonat luginore era në orët e para të mëngjesit do jetë intensive me shpejtësi që arrijnë deri në 13-15 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/18 Re diell

Kukës 9/12 Re shi diell

Lezhë 14/18 Re diell

Dibër 6/11 Re shi diell

Durrës 12/22 Re diell

Tiranë 13/21 Re diell

Elbasan 10/19 Re diell

Berat 12/21 Re diell

Vlorë 14/20 Re diell

Korçë 6/10 Re shi diell

Gjirokastër 12/19 Re diell

Sarandë 12/20 Re diell.