Covid-19/ Sot mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor

456
Sigal

Drejtësia është “pezulluar” dhe avokatët kërkojnë mbështetje nga shteti. Për ti dhënë zgjidhje situatës, këtë të mërkurë në orën 13:00, do të mblidhet Këshilli i Lartë Gjyqësor. KLGJ do të mblidhet për të vendosur sesi do të vazhdohet me sistemin e drejtësisë së pezulluar. Një ditë më parë është hartuar një rregullore nga një komision ad hoc me 5 anëtar i KLGJ dhe me asistencën e ndërkombetarëve Euralius dhe Usaid. Në këtë draft rregullore përcaktohen masat për punonjësit, ku ndër të tjera porositet të: vendosen tabela në dyshime që të gjithë të ruajnë masat e distancimit social apo që punonjësit mos t’i japin duart njëri-tjetri, të mbajnë maska dhe doreza, të mos përdorin telefonat e zyrës veçse në raste urgjente dhe në rast përdorimi të bëhet dezinfektimi i tyre.