Covid-19 po vret më shumë meshkujt, ja kush është më i rrezikuar

Pandemia e koronavirusit ka bërë kërdinë sidomos te meshkujt. Një fakt i tillë është regjistruar edhe në Shqipëri, ku vdekjet e meshkujve kanë njohur rritje të ndjeshme.

Por përse janë meshkujt më të rrezikuar?

NOA

Shkencëtarët mendojnë se e kanë gjetur se cilat kategori meshkujsh janë më të rrezikuar.

Sipas gazetës BILD, gjithçka lidhet me hormonin testosteron.

Meshkujt që kanë nivele të ulëta të testosteronit janë më të prirur që të përfundojnë në ventilator dhe shërbimin e kujdesit intensiv.

Studimi i kryer në SHBA zbuloi se personat që kanë një nivel testosteroni prej më pak se 100 nanogram për decilitër, preken më rëndë nga sëmundja.

Vlera normale e testosteronit përllogaritet të jetë 250 nanogram për decilitër.