COVID-19 po vret çdo ditë/ 6520 viktima në të gjithë botën, OBSH: Evropa epiqendra e re

394
Koronavirusi deri më tani ka shkaruar 6520 viktima në të gjithë botën. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar, një prej të cilëve humbi jetën. OBSH: Evropa ka më shumë raste ditore se Kina.
Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907, por  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani pjesë të Shteteve të Bashkuara.  Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Sigal

Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në përfundimin se eqiqendra e re e koronavirusit tashmë është Europa, pasi këtu numri i personave të infektuar po rritet ndjeshëm në krahasim me Kinën.Worldmeteres.info