Qytetarët shfrytëzojnë lëvizjen me makinë nga ora 06:00-08:00

369
Sigal

Vlora, Gjirokastra, Elbasani, Korça dhe Lushnja janë zgjuar herët ditën e sotme për të shfrytëzuar lëvizjen me makinë nga ora 06:00-08:00.

Ndërkohë pas përfundimit të orarit të lejimit të qarkullimit të mjeteve në orën 08:00 asnjë automjet pa autorizim nuk ka lëvizur dhe nuk janë shënuar shkelje të rregullit.

Një sërë postblloqet në hyrje-daljet e qyteteve funksionojnë rregullisht.

Gjithsesi, pavarësisht thirrjeve për të qëndruar brenda shumë qytetarët janë dyndur duke lëvizur në këmbë në qytete duke shfrytëzuar kohën e mirë.

Dhjetëra prej tyre edhe pa maska mbrojtëse në fytyre bëjnë xhiro nëpër duke neglizhuar karantinimin.

Policia dhe ushtria ka pasur grupe në terren të cilët kanë sensibilizuar qytetarët në lidhje me qëndrimin e tyre brenda.