Covid-19 i merr jetën koordinatorit të LSI-së për Astirin, Kryemadhi: Ike dhe na le përgjithmonë

274
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka shprehur ngushëllimet famijljes së koordinatorit të partisë për Astirin, pasi ka ndërruar jetë nga Covid-19. Kryemadhi shkruan se Eno ishte kthyer nga Gjermania dhe do e ndihmonte për fushatën elektorale të LSI. Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së ka publikuar edhe mesazhin e tij të fundit 30 ditë më parë ku i shkruante ”Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës”.

Postimi i plotë

Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.

Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania. Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë. Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne. Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.

Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë.

Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua.