Çmenduaria Rama/ Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa transport publik

396
Sigal

Ndërkohë që shumë vende në rajonin e Ballkanit, por edhe më gjerë në Evropë, kanë muaj qëi janë rikthyer jetës normale, pas kalimit të pikut të Covid-19, Shqipëria duket se ka ende shumë punë për të bërë.

Më problematike duket se është mungesa totale e transportit publik. Mijëra qytetarë që çdo mëngjes nuk mund të marrin autobusët, furgonët apo trenin, për të punuar dhe mbajtur familjet e tyre, janë një dëm jo vetëm për ekonomitë e brishta familjare, por edhe për vetë biznesin, që po has vështirësi në sigurimin e burimeve njerëzore.

Moslejimi ende i transportit publik shkakton një vorbull ekonomike me pasoja zinxhir, që dëmton si punëmarrësit ashtu edhe punëdhënësit, çka përkthehet në rënien e vendeve të punës, dobësimin e fuqisë blerëse dhe më pak taksa në arkën e shtetit.

Vendet e rajonit kanë ndërmarrë mjaft masa sigurie për të ruajtur shëndetin në transportin publik. Masa që Shqipëria do të mjaftonte t’i kopjonte dhe t’i zbatonte, për ta lehtësuar edhe më jetesën e qytetarëve për të rikthyer në ritme normale ekonominë e vendit.

Lejimi me kushtet përkatëse i transportit publik, duke ndjekur shembujt e shumtë të mëposhtëm, mund të ishte hapi i vërtetë domethënëse, që do të dëshmonte, se pas muaj të vështirë e plot peripeci, të diktuar nga pandemia, më në fund ekonomia e vendit mund të rikthehet të marrë frymë lirisht.

Informacion për funksionimin e Transportit Publik në Rajon

Greqi
Transporti publik është hapur në 4 Maj; Distancë në stacion mes udhëtarëve 1 metër; Në trena e metro distancë 1 metër të udhëtarëve brenda trenit; Maska e detyrueshme për udhëtarët(nuk përcaktohen penalitete)

Kroaci
Transporti publik është hapur në 27 Prill; Kufizimi i vetëm:distancë 1M të udhëtarëve; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete)

Mali i Zi
Transporti publik është hapur në 11 Maj; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska per udhetarët (nuk percaktohen penalitete)

Itali
Transporti publik nuk ka qenëi pezulluar por janë rishikuar oraret; Mjetet e transportit dezinfektohen 1 herë në 24 orë; Hyrja dhe dalja në dy dyer të ndryshme; Maska e detyrueshme për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete); Numër maksimal personash në autobus(caktohet nga shërbimi urban qytetas); Distancë në stacion mes udhëtarëve 1 metër; Ne trena e metro distancë 1M të udhëtarëve brenda trenit.

Bosnje Hercegovinë
Transporti publik është hapur në 15 Maj; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete); Numri i mjeteve të transportit në qarkullim është i kufizuar; Organizimi i orareve të lëvizjes është sipas orareve të fundjavës.

Maqedoni e Veriut
Transporti publik aktualisht është i hapur rregullisht; Nuk mund të ketë më shumë udhëtarë sesa ka vende të ulura në autobus; Maska për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete).

Kosovë
Transporti publik është hapur në 18 Maj; Nuk mund të ketë më shume se 20 udhëtare në autobus; Maska dhe doreza për udhëtarët (nuk përcaktohen penalitete).