Korça zbardhet nga dëbora në pranverë! Trashësia shkon në 10 cm, si paraqitet situata në rrugë

80
Sigal

Korça është zgjuar e zbardhur nga dëbora. Edhe pse pranverë, trashësia e dëborës varion nga 5 cm -10 cm. Në rrugën e Dardhës ka pasur reshje dëbore nga kilometri i 5-të deri në kilometrin e 14-të.

Trashësia e Në segmentin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë ka pasur gjithashtu reshje dëbore dhe trashësia shkon nga 3cm deri në 7cm.

Temperaturat janë ulur deri në – 2 gradë celsius. Mjetet borëpastruese janë në rrugë dhe deri më tani nuk paraqiten probleme.