INTERPOL ka nxjerrë foto të reja të Gramoz Dritan Rexhepit, 40-vjeçarit që po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador, i cili tashmë kërkohet edhe nga Belgjika.
Rexhepi dyshohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë dhe për këtë arsye po vuan dënimin në Ekuador.
Dyshohet se Rexhepi ishte ai që siguronte kokainën në Ekuador, e cila ilegalisht kalonte në Evropë, e më pas shpërndahej nga karteli i Eldi Dizdarit.
Ndërkohë INTERPOL e përshkruan atë si person me rrezikshmëri të lartë, pasi dyshohet se ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentash pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.