Cikloni nga Adriatiku, priten rrebeshe dhe stuhi

142
Sigal

Moti i keq pritet të përfshijë Shqipërinë pasditen e sotme dhe gjatë gjithë ditës së nesërme.

Si pasojë e një cikloni të formuar në Adriatik, që në orët e para të ditës së sotme, në veri të vendit kanv nisur reshjet e shiut.

Në Tiranë pritet që reshjet e dendura të godasin pas orës 15:00. Më pas stuhia do të prekë edhe jugun.Reshjet e shiut do të jenë intensive gjatë natës, po ashtu edhe të dëborës në pjesët malore.

Nga pasditja e së martës deri të enjten reshjet do të largohen nga territori ynë për t’u rikthyer sërish të premten.