PD Berat: 63% e delegatëve të qarkut firmosin për 11 Dhjetorin

164
Sigal

Pesë degët e PD-së së qarkut Berat zyrtarizuan sot listat me emrat e delegatëve që kanë firmosur pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 Dhjetorit.Në rang qarku, nga 5 degët e PD-së kanë firmosur 260 nga 413 delegatë,duke e çuar në 63% numrin e delegatëve që i bashkohen Sali Berishës në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Listat me emrat e delegatëve janë lexuar nga përfaqësues të degëve përkatëse përpara të Partisë Demokratike Berat në qytetet Berat e Kuçovë.

Nga dega e Beratit kanë firmosur për në 11 Dhjetor, 125 nga 198 pra 63% e anëtarësisë e kësaj dege.

Po kështu nga dega e Poliçanit kanë firmosur 12 nga 34 delegatë.

Nga dega Dimal kanë firmosur 21 nga 46 delegatë.

Nga dega e PD-së Kuçovë kanë firmosur 82 nga 102 delegatë dhe nga dega e PD-së Skrapar kanë firmosur 20 nga 33 delegatë.

Desantila Orizaj, Ssekretarja funksionale e degës së PD Berat, ka deklaruar se më shumë se 60% e delegatëve i janë bashkuar Sali Berishës për arsye se kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe ku çdo anëtari t’i dëgjohet zëri.

Orizaj ka deklaruar se drejtuesi aktual ka humbur 3 zgjedhje me radhë dhe gjithçka duhet të ndryshojë.

Kryetari i degës së PD-së Kuçovë ka deklaruar se 80% e delegatëve të degës së PD-së Kuçovë i janë bashkuar liderit Sali Berisha si e vetmja shpresë për drejtimin dinjitoz të Partisë Demokratike dhe rikthimin e PD-në pushtet.

Përfaqësuesi i PD-së Skrapar, Qemal Braho, ka deklaruar se ata që nuk kanë firmosur formularët për Kuvendin e 11 Dhjetorit janë të lëkundur sepse janë në marrëdhënie pune.