Çifti i infektuar nga Tropoja. Burri, punonjës në SHISH, gruaja arsimtare

Tropoja është qyteti më i ri që i është shtuar sot hartës së përhapjes së koronavirusit në vend.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë”, tha paraditen e sotme Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, duke konfirmuar se në këtë qytet janë tashmë dy raste te prekur me virusin.

Sigal

Ndërkohë, ABCNeës bën me dije se të infektuarit janë një çift bashkëshortësh nga qyteti i Bajram- Currit.

Ata janë banorë në lagjen “Partizani” të këtij qytet. Burri që është infektuar nga koronavirusi është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është arsimtare.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi.