Çfarë surprizash na rezervon moti këtë fundjavë? Si do jenë temperaturat

512
Një fundjavë relaksi jashtë zhurmës së qytetit, është zgjidhja më e mirë për të gjithë. Por pas kapriçove të motit, të gjithë duam të dimë si do jenë temperaturat para se të organizojmë ndonjë aktivitet të tillë.
Sipas sinoptikanëve, moti për ditën e sotme parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh në pasdite.
Shërbimi Meteorologjik njofton se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën jugore të vendit.
Ndërsa baza e reve do të jetë e ulët 800 metër.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-18 m/sek. Deti do të jetë i forcës 5 me lartësi dallge 3.5 metër. Temperaturat parashikohen 4-24 gradë celsius në vendet malore, 7-27 gradë celsius në vendet e ulta, dhe 6-25 gradë celsius në vendet bregdetare.
Sigal