Kraja takohet me ndihmës-sekretarin e DASH, çfarë tha Robinson për punën e SPAK

112
Sigal

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja ka takuar ditën e sotme ndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit Todd D.Robinson.

Gjatë dialogut janë diskutuar arritjet e SPAK-ut dhe sfidat të cilat përfshijnë të ardhmen.

Robinson u shpreh se SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Kujtojmë se mandati i Krajës si drejtues i këtij institucioni ligjor është deri me 19 dhjetor të këtij viti. Pas zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm KLP duhet të zgjedhë tashmë edhe kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, i cili do të jetë ai që do të marrë drejtimin e përkohshëm të kësaj strukture.

Afati i fundit ku kandidatët duhet të paraqesin kërkesën për interes është data 10 dhjetor.