Çfarë na pret nga nesër/ I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë, sa do të shënojnë temperaturat

45
Sigal

Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan, moti për të gjitha ditën e ardhshme të javës parashikohen të jenë me diell në të gjithë territorin e vendit tonë.

Po ashtu, parashikohet një rritje e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Temperaturat në mesditë në zonat e ulëta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 gradë celcius, ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë dhe kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte, vlera deri në 40-41 gradë celcius.

Vlen për tu theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit, pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë.

E gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan, i cili krijohet në gjerësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë. Këto masa ajrore duke kaluar mbi detin Mesdhe, marrin një sasi të konsiderueshme lagështire duke bërë që ndjesia reale e temperaturave për njerëzit të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik.

Gjithashtu duke filluar nga dita e enjte dhe për disa ditë në vazhdim, vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomentin e “netëve tropikale”. Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore, përveç temperaturave të larta në orët e mesditës, parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 gradë celcius.