Kaosi i krijuar në Kakavijë për testin dhe vaksinimin, pala greke sqaron qytetarët që hyjnë në vend përmes Shqipërisë

217
Sigal

Pala greke në kufirin e Kakavijës ka njoftuar se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë nga kjo pikë kufitare duhet të kenë me vete formularin e plotësuar plf, certifikatën e vaksinimit, ose testin anticovid.

Lidhur me certifikatën e vaksinimit, mësohet e kusht është që personat e vaksinuar që duan të dalin nga Shqipëria, duhet të kenë kaluar 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Ndërsa testi negati i Covid-19, duhet të jetë i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Në çdo rast, testet anticovid njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

Burimet thonë se njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë.

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anticovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.