Çështja ‘Ahmetaj’/ SPAK mbërrin në Kuvend, në vend të ish-ministrit paraqiten avokatët

114
Sigal

Mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit, Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai.

Është dita e dytë e Mbledhjes së Këshillit të Mandateve, për të plotësuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin e deputetit, Arben Ahmetajt.

Sakaq, është bërë me dije për mediat se Gazment Bardhi ka kërkuar që çështja të trajtohet ditën e nesërme në rendin e ditës së Kuvend, ndërsa nga ana tjetër Mazhoranca ka bërë kërkesën që të ketë një seancë të posaçme më datën 17 korrik.