Çadrat me vete, ja si parashikohet të jetë moti në ditët në vazhdim

69

Edhe pak ditë na ndajnë nga muaji i Qershorit, zyrtarisht stina e verës, por moti ka “kapriçot” e tij duke bërë që java që kemi hyrë të jetë një javë vjeshte.

Kjo sepse pritet një mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu por gjithashtu edhe temperatura të freksëta në ortë e mëngjesit si dhe jo shumë të larta në ato të mesditës, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

5 dite parashikim

Dita e Hënë do të ketë mot kryesisht me diell dhe nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Por, përgjatë relieveve malore dhe ato kodrinore pranë tyre në kohë afatshkurtër do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar.

Dita e Martë nis me mot me diell por duke nisur nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin. Reshjet në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe breshër lokal.

Ashtu si dita e Martë vijon edhe ajo e Mërkurë por me reshjet të cilat tashmë janë të përqëndruara në relievet malore në lindje të territorit si dhe komplet zonën e jugut.

Sa i përket ditës së Enjte moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira nga orët e mesditës deri ato të pasdites shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash dhe stuhi në relievet malore.

Java mbyllet ditën e Premte me mot të vranët në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.