Përplasja që shkaktoi 97 viktíma/ Flasin ekspertët: Gabimi tragjik i pilotit, harron rrotat e avionit

272
Sigal

Gabimi i mundshëm fatal i pilotit mund të jetë shkak i rrézimit të aeroplanit në Pakistan, ku hùmbën jetën 97 persona, thuhet në rezultat e para të hétimit të kryer. Piloti i avionit 8303 të kompanisë pakistaneze sipas gjitha gjasave kishte harruar të nxjerrë rrotat gjatë tentimit që të zbret në pistë, shkruan Times of India, duke e thirrur në rezultatet e para dhe analizën e të dhënave nga fluturimi.

Ekuipazhi që kishte vërejtur gábimin, kishte ndërprerë aterimin dhe kishte ngritur sërish aeroplanin duke tentuar më pas që sërish ta zbret në tokë, por motorët ishin démtuar dhe më një moment ishin ndalur.

Për këtë aeroplani është rrézuar në Karachi. E nga ky rrézim kanë humbur jetën 97 nga 99 pasagjerët sa ishin në aeroplan. Burime të Times of India, raportojnë se në videon nga kabina e pilotit gjatë tentimit të parë për aterim, dëgjohet një alárm paralajmërues që sipas gjitha gjasave sinjalizon se nuk janë nxjerrë rrotat jashtë.

E tentimi për aterim u ndërpre kur avioni ka qenë në mbi 80 metra lartësi. Të dhënat e kullës së kontrollit tregojnë se aeroplani ishte vonuar gjatë aterimit, pasi që ka qenë në lartësi të madhe, duke i paralajmëruar kontrollori i kullës, por ekuipazhi megjithatë kishte vendosur ta provojë uljen.

Ekspertët me të cilët ka biseduar Times of India thonë se ekziston mundësia që aeroplani ta ketë prekur pistën, dhe se motorët mund të jenë “gërvishtur” me asfaltin dhe pas disa minutave janë dëmtuar. Pilotët kishin raportuar para tentimeve për zbritjes së motorët nuk po u punojnë, por nga pamjet nuk dihet nëse bëhet fjalë për të dy motorët apo vetëm për një.