U arratis nga burgu natën e Vitit të Ri në Itali, arrestohet sërish shqiptari

160
Sigal

Kristja Mehilli, shqiptari i arratisur nga burgu i Verçillit në Itali, dy muaj më parë gjatë natës së ndërrimit të viteve është arrestuar nga policia jashtë vendit dhe tani më ndodhet sërish në burg, raportojnë mediat italiane.

27-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet për një seri grabitjesh vilash, si anëtar i bandës “Ice Eyews”.

Plani ishte bërë nga Mëhilli dhe një bashkatdhetar tjetër, të dy në qeli.

Fillimisht kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë. Më pas me çarçafë të lidhura litar, të dy kanë mundur të zbresin nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut.

Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli ka arritur të largohet ndërsa tjetri është rrëzuar e ka thyer krahun.

Ky i fundit është kapur nga rojet e burgut. Kërkimet janë duke u zhvilluar në të gjithë rajonin për orë të tëra, me postblloqe të shumta për kapjen e 27 vjeçarit.

Mëhilli vuante dënimin në Vercelli deri në vitin 2029 bashkë me shqiptarin tjetër.
Banda

Banda famëkeqe me katër anëtarë kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Të armatosur dhe të dhunshëm, kështu ishin identifikuar fillimisht të katërt anëtarët e bandës.

Me Mëhillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda dyshohet se goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos.

Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje.

Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale.