Burri që vrau gruan në Durrës: Dyshoja se më tradhtonte

413
Sigal

Zbardhen fjalët e para që Rrushdi Tosuni i tha policisë në momentin që iu vunë prangat, vetëm pak pasi kishte qëlluar për vdekje brenda biznesit të tyre gruan e tij Hajdien, 53-vjeçare.

Pasi e qëlloi për vdekje bashkëshorten, nënën e tre fëmijëve, Rrushdiu ka lajmëruar vetë policinë.

Ai ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur në trotuar policinë, ndërkohë që konsumonte cigare.

“Dyshoja se më tradhtonte”, kanë qenë fjalët që ai i ka thënë policisë, teksa i viheshin prangat.

Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se mes bashkëshortëve edhe këtë paradite kishte pasur një konflikt, që përfundoi tragjikisht për gruan.