VIDEO / Boshatisen supermarketet, plas grushti mes dy të rinjve për ushqimet

438
Sigal

Në Itali përhapja e Koronavirusit ka krijuar panik tek qytetarët të cilët janë dyndur nëpër supermarkete duke blerë ushqime për një kohë të gjatë me frikën se do të izolohen për javë të tëra në shtëpi nga ky virus vdekjeprurës.

Në një video të bërë virale në mediat e huaja është parë se dy të rinj rrihen me grushte në mes të supermarketit në një zonë të Italisë ku janë izoluar mbi 50 mijë njerëz.

Shkak që dy të rinjtë janë zënë dhe kanë bërë atë gjest të shëmtuar ka qenë mungesa e ushqimeve brenda supermarketit, dhe secili prej tyre ka dashur të blejë sa më shumë ushqime.

Për t’i ndarë dy të rinjtë kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë, të cilët kanë arritur të qetësojnë dy italianët.