FOTO/ Robert Berisha e mohoi lidhjen, reagon modelja

472
Sigal

Modelja shqiptare, Xhesiku Kadiu që u përfol gjatë verën që lamë pas për një romancë me këngëtarin Robert Berisha ka bërë një deklaratë bombë duke nxjerr në dritë të vërtetën.

Aso kohe u përfol në mediat rozë se dyshja janë në një lidhje, por Roberti e kundërshtoi diçka të tillë duke thënë se e ka vetëm kolege dhe me Kadiun nuk ka asgjë më shumë sesa marrëdhënie pune.

Por tashmë që kanë kaluar mbi gjashtë muaj nga ky rast ku ish-bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, modelja Kadiu ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku shkruan se ajo ka qenë në një lidhje dashurie me Robert Berishën, por ajo thekson se me këngëtarin ka pasur marrëdhënie pasi është ndarë nga Nora.

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhen fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret.

Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar.

Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë.

Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne.

Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.”– ka shkruar Xhesika Kadiu.

E ndër të tjera Kadiu i bën edhe një thirrje Robertit, për t’u rikthyer sërish me të: Shpresoj që një ditë të jemi bashkë përsëri, duke përmendur edhe për mediat që mos ta sulmojnë më kot, sepse ajo me Robertin ka krijuar lidhjen pasi ai është ndarë nga Nora.

“Dua të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre.

Un jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta.”– ka shkruar Kadiu.

Ndërkohë nga ana e Robertit ende nuk ka pasur një reagim lidhur me deklaratën e modeles, për një të vërtetë që ai e mohoi verën e 2019, mesa duket nuk e ka pritur diçka të tillë.