Sigal

Nënë e bijë do të dalin nga shtëpia në arkivol. Familjarë e miq janë mbledhur për të pritur kufomat e Valeriana Marku Nrecaj, 40 vjeçe, si dhe të bijës së saj 9 vjeçe. Ato u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga Pjetër Ndrecaj.

Ky i fundit e vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. Familja ka hapur dyert e mortit. Ata kanë rrëfyer për Express momentet e ngjarjes së rëndë.
“Ish-dhëndri na e mbyti vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë”, tregojnë mes lotësh familjarët..

Një konflikt i mëhershëm mes çiftit dyshohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën të martën mbrëma.

Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valerianën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.

Nipi i të ndjerës tha se Pjetër Nrecaj kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valerianën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri është larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri.

Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
“Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”, i kishte shkruar viktimës para se ta vriste.

Nga familja e së ndjerës tregojnë se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.
“Valeriana e ka paditur se ushtronte dhunë ndaj saj. Edhe u kthye këtu te familja e saj. Ky gjatë ditës dje ka qenë te familja. Ka kërkuar të pajtohej. Vajza ka insistuar që nuk do të pajtohet me të. Ky është larguar edhe ka thanë që këtë punë do ta rregullojë siç di vetë”, ka thënë nipi i viktimës.

Ai sqaron se pak minuta pas vizitës së parë të Ndrecajt gjatë ditës së djeshme në familjen Marku të Brekocit të Gjakovës, Valeriana kishte shkuar në Polici për ta raportuar rastin. Policia ka vizituar familjen e së ndjerës por është larguar nga aty me arsyetimin se nuk e ka gjetur të dyshuarin.

“Kur ka ardhur ai më vonë me kallashnikov. E ka njohur terrenin këtu në shtëpi. Edhe nga jashtë ka filluar të gjuajë. Viktimë ranë mbesa jonë me vajzën e saj”, thonë në familje.
E ndërkohë, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ndaj Nrecajt është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Rreth orës 21:00, 43-vjeçari Pjetër ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N.