Sigal

Femrat kanë një garderobë të pasur me aksesorë dhe pjesë e tyre janë edhe unazat.

Të bësh vetë një unazë është e thjeshtë dhe të fal kënaqësi. Unazat janë gjithmonë në modë dhe një aksesor mjaft i përdorshëm nga femra e të gjitha moshave.
Unazat mund t’i bëni të ngjyrave dhe llojeve të ndryshme duke ja shtuar ato koleksionit që keni.
Këto unaza janë shumë të këndshme për syrin dhe mund t’i përdorni edhe për dhurata.
Hapi 1: Merrni një fill të hollë elastik. Gjatësia e fillit duhet të vijë dy herë rreth gishtit ku do të vendosni unazën dhe më pas vendosni një rruazë sferike të vogël në qendër të fillit.
Hapi 2: Fusni dy rruaza më të mëdha me ngjyrë të ndryshme në të dyja anët e sferës së vogël.
Hapi 3: Pastaj fusni sërish një sferë të vogël nga njëra anë e fillit dhe më pas brenda saj kaloni anën tjetër të fillit për të krijuar një nyje.
Hapi 4: Vazhdoni këtë mënyrë në të gjithë gjatësinë e fillit që është i mjaftueshëm për tu përshtatur rreth gishtit. Kur të mbaroni mos e shtoni më sferën e vogël siç bëhej në çdo hap.
Hapi 5: Në fund të dyja anët e fillimit kaloji përmes sferës së vogël që u vendos e para dhe më pas lidheni nyje. Në këtë mënyrë sapo krijuat një unazë mjaft origjinale.