Bulqizë, INUK dhe drejtuesit vendorë “harrojnë” 120 ndërtime pa leje

556
Sigal

BULQIZË/Ndërtimet pa leje kanë pushtuar sheshet dhe trotuaret. Pushtetarët vendor të dy krahëve, për interesa mbrojnë njeri-tjetrin

Prishja e ndërtimeve pa leje që kanë pushtuar qytetin, ishte një nga premtimet e fushatës së fundit elektorale të kandidatëve të dy grupimeve politike në Bulqizë, por ndonëse kanë kaluar afro 5 muaj nga votimet, askush nuk kujtohet më për këtë premtim. Në këto kushte, ndërtimeve ekzistuese pa lejë në e trotuare e sheshe, po u shtohen të tjera. Askund në këtë qytet nuk mund të marrësh një evidencë të saktë për ndërtimet pa lejë, por në fushatë të u përmendën “më shumë se 12 ndërtime pa lejë që do të rrafshohen nga fadromat”. Gjatë kësaj periudhe, as drejtuesit e INUK nuk kujtohen të ndërhyjnë për zbatimin e ligjit në këtë aspekt në qytetet e tjera, por janë përqendruar në Tiranë e Vlorë, ku vëniet e tritolit, më tepër se ndëshkim të shkeljeve ligjore, të japin përshtypjen e një shou me nuancë politike.

Ndërsa vendorët në Bulqizë, (administrate që ishte dhe ajo e reja pas zgjedhjeve vendore të parakohshme në këtë bashki), kur vjen puna për prishjen e ndërtimeve pa lejë, heshtin se kanë interesa personale secila palë.

SITUATA

Në kufijtë administrative të Bulqizës, numri i ndërtimeve pa lejë i kalon 120 objekte. Mësohet se ndërtimet e paligjshme janë deri në disakatëshe, lokale apo njësi tregtare, shtëpi banimi njëkatësh, shtesa të ndryshme, etj… “Tashmë, vendet publike, parqe e lulishte, dikur nga më të bukurit e mirëmbajturit, janë masakruar. Ndërtimet pa lejë ka kudo. Ka në lagjen e vjetër, në lagjen e re, bri institucioneve shtetëror. Trotuaret e gjerë dhe funksionalë të qytetit, tashmë kanë mbetur në foto apo në kujtimet e brezave. Ndërtimet pa  leje, por dhe me leje abuzive, i kanë bllokuar trotuaret e Bulqizës. Teorikisht, në kohë fushate, të majtët e të djathtët,  akuzojnë njëri-tjetrin si shkaktarë të masakrës së territorit e premtojnë ndëshkim ligjor, prishjen e tyre. Por harrojnë menjëherë. Në Bulqizë, si ata që ishin në qeverisjen vendore, ashtu dhe ata që erdhën, kanë interesa direkt tek këto ndërtime. Ne i dimë të gjitha, jemi ankuar, por kush na dëgjon”-pohon për “Telegraf”, 63- vjeçari A. Muça, banor i këtij qyteti.

ZGJIDHJA

Burime nga bashkia e qytetit thonë se kjo situatë është e njohur dhe se, “pritet të ndërhyhet së shpejti”. Por në fakt, të gjithë e dinë, dhe ata që pohojnë këtë argument, se ndërhyrja pengohet nga interesat e shtetarëve të dy krahëve. “Këtë problem e dinë dhe në Tiranë, e dinë deputetët, e dinë qeveritarët dhe ata të INUK, por nuk ndjehen. INUK është angazhuar vetëm në Tiranë, Vlorë apo diku tjetër, me tritol e me zhurmë, e mirë bëjnë ndoshta. Por dhe këtu tek ne gjendja është skandaloze e duhet ndërhyrë. Duhet të zbatohet ligji, edhe pse në ndërtimet me e pa lejë, në kundërshtim me ligjin në Bulqizë, janë të lidhur me interesa të shtetarësh e deputetësh”,- pohojnë banorët e Bulqizës.